Bota

VIDEO/ Patriarku i Moskës Kirill rrëshket mbi ujin e shenjtë dhe bie në dysheme

Shkak i incidentit ishte dyshemeja e lagur me ujë të shenjtë, tha vetë patriarku gjatë predikimit të tij.

26 Qershor 2022, 13:10 Nga d.a.
VIDEO/ Patriarku i Moskës Kirill rrëshket mbi ujin e shenjtë dhe
Patriarku Kirill

RUSI- Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, u rrëzua gjatë një shërbimi kishtar në Novorossiysk, ku fatmirësish nuk pati ndonjë lëndim. Shkak i incidentit ishte dyshemeja e lagur me ujë të shenjtë, tha vetë patriarku gjatë predikimit të tij.

“Vetëm sepse rashë sot nuk do të thotë asgjë. Vetëm se dyshemeja është e bukur, mund ta shikoni, është kaq e shkëlqyeshme dhe e lëmuar. Por kur uji bie mbi të, madje edhe ujë i shenjtë, ligjet e fizikës fillojnë të funksionojnë. Sot pata një përvojë fatkeqe në këtë kat të bukur. Por me hirin e Zotit, pa asnjë pasojë”, tha Kiril.

Patriarkana e Moskës njoftoi se Patriarku Kirill ishte në Novorossiysk për të shenjtëruar një kishë të sapondërtuar atje.

 

patriarku kirill

Sondazh

Poll