Bota

Trashëgimia e pasur e varrosur nën Rripin e Gazës në Palestinë(Foto)

Arkeologjia është një temë shumë politike në Izrael dhe në territoret palestineze pasi zbulimet përdoren për të justifikuar pretendimet territoriale të çdo populli

26 Qershor 2022, 13:06 Nga d.d

Trashëgimia e pasur e varrosur nën Rripin e Gazës në

Jihad Abu Hassan

PALESTINË-Nën Rripin e Gazës, i sunduar nga Hamasi dhe i shkatërruar në mënyrë të përsëritur nga lufta, shtrihen qytete të lashta të varrosura nën vitet e ndërtimit modern dhe rrugëve të ngarkuara.

Sipas mediave të huaja, drejtor i misionit lokal Premiere Urgence, Jihad Abu Hassan, është shprehur se kur njerëzit ndërtojnë disa gjejnë objekte arkeologjike dhe nuk flasin për këto.

“Imazhi i Gazës shpesh lidhet me dhunën, por historia e saj po shpërthen me thesare arkeologjike që duhet të mbrohen për brezat e ardhshëm.Problemi në Gaza është se kur njerëzit fillojnë të ndërtojnë, disa prej tyre do të gjejnë mbetje arkeologjike dhe në përgjithësi, kanë frikë të flasin për këtë, sepse e dinë se ka një krizë financiare, këtu ka mungesë ndërgjegjësimi rreth trashëgimisë," tha Hassan

Arkeologjia është një temë shumë politike në Izrael dhe në territoret palestineze pasi zbulimet përdoren për të justifikuar pretendimet territoriale të çdo populli.

Autoritetet njoftojnë periodikisht zbulime në territor, por turizmi në zonat arkeologjike është i kufizuar.

Izraeli dhe Egjipti, i cili ndan një kufi me Gazën, kufizojnë fort fluksin e njerëzve brenda dhe jashtë enklavës së administruar nga Hamasi që nga viti 2007. Që kur Hamasi mori kontrollin 15 vjet më parë, Gaza ka përjetuar katër luftëra dhe përshkallëzime të shumta tensioni.

jihad abu hassan plestine

Sondazh

Poll