Bota

Deputeti i VV-së denoncon vjedhje, i marrin 50 mijë euro të padeklaruara dhe flori, tha se ishin të baxhanakut

Denoncimin e ka bërë vetë Shkreta në polici ku ka thënë se paratë kanë qenë kursime të atij dhe familjarëve të tij. Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

26 Qershor 2022, 10:20 Nga d.a.
Deputeti i VV-së denoncon vjedhje, i marrin 50 mijë euro të
Mirsad Shkreta

KOSOVË- Deputetit të Lëvizjes VetëVendosje në Kosovë Mirsad Shkreta i janv vjedhur 50 mijë euro cash dhe flori në vlerën e 10 mijë eurove të padeklaruara.

Denoncimin e ka bërë vetë Shkreta në polici ku ka thënë se paratë kanë qenë kursime të atij dhe familjarëve të tij, kryesisht baxhanakut. Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.

Me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë për Pararacin një burim brenda Policisë.

  •      
    Deputeti i VV-së denoncon vjedhje, i marrin 50 mijë euro të
    7c7cb00f bf26 4170 933b 418a6ecf9eab 768x548 

Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT. Në AKK ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro.

Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë nga kredia, trashëgimia dhe të hyrat vetanake, vlera e së cilës është 70 mijë euro. Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët. Para të gatshme, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.

mirsad shkreta vdhet deputeti i vv-së

Sondazh

Poll