Iu vodhën 50 mijë euro, nisin problemet për deputetin e LVV-së. Ç'u tha nga prokuroria
Por duket se me denoncimin që ka bërë, Shkreta i ka hapur probleme vetes.
PRISHTINË- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro cash në banesë në Prishtinë, para këto që nuk figurojnë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi sipas tij ishin të baxhanakut. Por duket se me denoncimin që ka bërë, Shkreta i ka hapur probleme vetes.
Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për rastin “vjedhje e rëndë” janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në pyetjen nëse deputeti Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë, ajo tha se “nuk mund të japin informata shtesë”.
“Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë,”- tha Ulaj për Gazetën Express.
Përveç vjedhjes së 50 mijë eurove, sipas raportimeve në media, deputetit të VV-së i janë vjedhur nga banesa edhe stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro. Siç raportohet, deputeti ka deklaruar në polici se paratë nuk kanë qenë të tij, por edhe të baxhanakut, megjithatë kjo mbetet për t’u vërtetuar.
Sondazh
VIDEO/ Patriarku i Moskës Kirill rrëshket mbi ujin e shenjtë dhe bie në dysheme
Patriarku Kirill RUSI- Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, u rrëzua gjatë një shërbimi kishtar në Novoross...
Pas firmosjes së marrëveshjes mbi energjinë, Lajçak shkon në Prishtinë, vizitë 3-ditore
Miroslav Lajcak KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të...
"Le të presim oksigjenin nga makina e luftës ruse", mesazhi i Michel nga Samiti i G7
Charles Michel GJERMANI- Vendet e G7 "ndajnë të njëjtat qëllime - të shkurtojnë oksigjenin nga makina e luftës ruse, duk...
Kryetari i Prizrenit denoncon ish-deputetin për kanosje, Berisha: A ka më rrena në drejtimin tim
Zafir Berisha dhe Shaqir Total KOSOVË- Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e djeshme ka denoncuar ish-deputetin Zafir ...
Sulmi në Kiev plagos disa persona, Kuleba kërkon më shumë armë dhe sanksione ndaj Rusisë
Sulmi ne Kiev UKRAINË-Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendet e G7 duhet t'i përgjigjen sulmeve të reja raketo...
Analiza e REL/ A është në rrezik paqja në Bosnje? Udhëheqësi serb Dodik merr ftesë nga Putin të vizitojë Moskën
Foto ilustruese Derisa ushtria ruse vazhdon bombardimin e qyteteve të Ukrainës – me intensitet të shtuar në lindje &nda...
Ujë me racion/ DW: A do të jetë kjo e ardhmja? Shenjat e para të thatësirës në disa shtete
Foto ilustruese Ndalohet larja e automjeteve, kufizohet ujitja, rekomandime për larjen e dhëmbëve – në shumë shtete autorite...
"Ukraina nuk ha histori pa Rusinë", deklarata e fortë e Lavrov
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Ukrainën se po përpiqet të anulojë historinë dhe të ...
"Ne duhet të qëndrojmë së bashku", Biden vlerëson rolin e Scholz në luftën në Ukrainë
Scholz dhe Biden GJERMANI- Presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi të dielën kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij n&...
Mblidhet Samiti i G7 në Berlin, liderët vendosin të ndalojnë importin e arit rus
Lideret e G7 BERLIN- Liderët e G7 kanë konfirmuar ndalimin e importeve të arit rus në fillim të samitit të tyre 3-ditor i cil...
