Bota

Sulmi në Kiev plagos disa persona, Kuleba kërkon më shumë armë dhe sanksione ndaj Rusisë

Në një postim në Twitter Kuleba postoi një foto të një vajze 7-vjeçare, e cila mbeti e plagosur pas sulmeve të mëngjesit të sotëm me raketa nga rusët.

26 Qershor 2022, 12:23 Nga d.a.
Sulmi në Kiev plagos disa persona, Kuleba kërkon më shumë
Sulmi ne Kiev

UKRAINË-Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se vendet e G7 duhet t'i përgjigjen sulmeve të reja raketore kundër Ukrainës të dielën duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe duke ofruar më shumë armë të rënda për Ukrainën.

Në një postim në Twitter Kuleba postoi një foto të një vajze 7-vjeçare, e cila mbeti e plagosur pas sulmeve të mëngjesit të sotëm me raketa nga rusët.

Mëngjesin e sotëm janë raportuar disa sulme me raketa në kryeqytetin ukrainas ku kanë goditur dy ndërtesa dhe janë raportuar disa të plagosur, mes tyre edhe një grua ruse.

sulm ne kiev lufta ukraine-rusi dmytro kuleba

Sondazh

Poll