Bota

Kryetari i Prizrenit denoncon ish-deputetin për kanosje, Berisha: A ka më rrena në drejtimin tim

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se i akuzuari ka denoncuar kanosjen nga ana e Berishës për tri ditë me rradhë.

26 Qershor 2022, 12:28 Nga d.a
Kryetari i Prizrenit denoncon ish-deputetin për kanosje, Berisha: A ka
Zafir Berisha dhe Shaqir Total

KOSOVË- Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e djeshme ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici, pasi e akuzon për kanosje me anë të telefonit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se i akuzuari ka denoncuar kanosjen nga ana e Berishës për tri ditë me rradhë.

Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, tha Gashi.

Ndërkohë pas publikimit të lajmit, Berisha ka reaguar me një postim në Facebook, duke thënë se disa ‘sms’ ia kanë prishur përqëndrimi në një film shumë interesant.

“Pasi disa sms që më prishën koncentrimin në një filmi shumë intetesat, desha ti pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh” në “ lajme për lice”, a ka edhe ndonjë rren pa dalën në adres time a jo? Nëse ka, le ti “zbulojn” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lën me shiju si duhet! Zafa”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që ish-deputeti Berisha gjendet në telashe me drejtësinë pasi më 8 qershor u raportua se sulmoi disa zyrtar të policisë dhe u dërgua në komisariat. Më tej ai sqaroi se nuk ka dhunuar askënd por ka debatuar për një gjobë të padrejtë që i ishte vënë.

 

shaqir totaj vesel gashi zafir berisha

Sondazh

Poll