Politike

Provimet e Maturës, deputetja Ina Zhupa: Protestë nesër në orën 16:00

Deputetja Ina Zhupa shkruan se edhe këtë vit procesi i maturës ka pasur probleme, gjë që do të rëndojë mbi nxënësit.

26 Qershor 2022, 11:22 Nga k.m.
Provimet e Maturës, deputetja Ina Zhupa: Protestë nesër në
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokrate, Ina Zhupa paralajmëron sërish protestë nga maturantët, që pritet të zhvillohet nesër në orën 16:00. Deputetja shkruan në rrjetin e saj social, Facebook se edhe këtë vit procesi i maturës ka pasur probleme, gjë që do të rëndojë mbi nxënësit. Ndaj dhe këta të fundit do të dalin në protestë.

“Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për t’i zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!! Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj. Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente. Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe. Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht. I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve: Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit. Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë. Të ndryshojnë kufinjtë e vlërësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi. Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave. Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi,"-shkruan ndër të tjera Zhupa.

Së fundmi, maturantët në mbarë vendin kanë shfrytëzuar hapësirat virtuale për të denoncuar padrejtësinë që sipas tyre është bërë me provimin e Biologjisë, duke pretenduar se pyetjet kanë kërkuar detaje të panevojshme dhe nuk i janë përmbajtur programit orientues. Megjithatë këto janë pretendimet e tyre. Pas ankesave të tyre, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar duke thënë se ka ndjekur me vëmendje të gjitha shqetësimet e maturantëve dhe se po konsultohen me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

ina zhupa matura 2022

Sondazh

Poll