Politike

Rama: E mbështesim idenë e Macron, është vizionare

Sot, ai tha se ndjen keqardhje për BE.

25 Qershor 2022, 19:04 Nga F.M
Rama: E mbështesim idenë e Macron, është vizionare
Edi Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se e mbështet dhe e konsideron vizionare idenë e hedhur nga Presidenti i Francës për krijimin e një blloku paralel me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për mediat franceze, Rama tha se dikur mërzitej me Shqipërinë e vendin tonë për faktin që nuk ishin plotësuar të gjitha kushtet për integrimin në Bashkimin Evropian. Sot, ai tha se ndjen keqardhje për BE.

"Dikur zhgënjehesha me veten tonë, jani jo më. Tani e kam me Evropën, është e trishtueshme dhe nuk e di si mund të ndihmoj. Nuk dëgjova asnjë prej liderëve që të mos shprehte keqardhje për mospërmbushjen e premtimeve ndaj nesh dhe Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët janë komunitet pro Evropës dhe e kanë të qartë që i përkasin asaj hapësire. Për ne Evropa është fe, nuk kemi dyshim për destinacionin, do të vijojmë rrugën tonë dhe ndërtojmë vendin në funksion të reformave të BE. Propozimi i Emmanuel Macron nuk është një alternativë, është një ide shumë e mirë, inovative, ne e mbështesim,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll