Politike

EMRI/ Zgjidhet kryetari i degës nr.12 të Partisë Demokratike në Tiranë, mori 81% të votave

Ai garoi përballë Dorel Memocit dhe mori 81% të votave. 

25 Qershor 2022, 20:32 Nga F.M
EMRI/ Zgjidhet kryetari i degës nr.12 të Partisë Demokratike
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka zgjedhur kreun e Partisë Demokratike në degën numër 12 në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se fituesi është Ismail Aga. Ai garoi përballë Dorel Memocit dhe mori 81% të votave. 

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e PD Dega 12 Tiranë.

Kandidatët në garë për Kryetar ishin:

1. Dorel Memoci
2. Ismail Aga

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega 12 Tiranë u shpall z. Ismail Aga me 81% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

partia demokratike ismail aga dorel memoci

Sondazh

Poll