Politike

Lirimi i të akuzuarit për vrasje, Berisha: Kriminelët paguajnë që të mos u preket dosja

Berisha shkruan se kjo vjen si pasojë e reformës në drejtësi, të cilën e konsideron pseudo-reformë.

25 Qershor 2022, 19:50 Nga F.M
Lirimi i të akuzuarit për vrasje, Berisha: Kriminelët
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se lirimi i Durim Burakut, një të arrestuari për vrasje është pasojë e pseudo-reformës në drejtësi. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kriminelët në Shqipëri paguajnë që të mos u shqyrtohen dosjet, në mënyrë që afatet e paraburgimit të skadojnë dhe të lirohen, siç ndodhi në rastin e Durakut.

Statusi i plotë:

Vrasësit festojnë pasojat kriminale të pseudo-reformës në drejtësi. Ata lirohen sepse nuk ka kush t’i hetojë! Burim Duraku, autor vrasje dhe i disa plaçkitjeve të dhunshme lirohet nga parburgimi për tejkalim afati ligjor. Të dashur miq, këto ditë u lirua nga burgu, Burim Duraku, i arrestuar në vitin 2019 me bujë të madhe me akuzen për vrasje me dashje të një personi dhe për disa plaçkitje me dhunë. Burimi është thjesht vrasësi i radhës që lirohet pas kalimit të afatit të paraburgimit, për tejkalim të këtij afati pa përfunduar hetimet. Ndodh kjo sepse kriminelët paguajnë që të mos “preket” dosja e tyre apo sepse prokurorët të stërngaruar, e kanë të pamundur të shqyrtojnë dosjet brenda afatit maksimal ligjor që duhet hetuar, kjo duhet hetuar. Por ky është bërë një fenomen i përsëritur. E verteta është se me pseudo-reformën e drejtësisë dhe largimin e dhjetëra e dhjetëra prokurorve, me motive të drejta ose dhe si gjah shtrigash nga detyra, sot ngarkesa për një prokuror arrinë gjerë në 300 dosje në vit de facto, jashtë çdo mundësie reale për hetimin e tyre. Keshtu, falë pseudo-reformes Sorosiane të drejtësisë në Shqipëri, vrasësit, kriminelët, lirohen njëri pas tjetrit edhe pa shkuar në gjykatë, thjeshtë për pamundësi hetimi. Sb

Lirimi i të akuzuarit për vrasje, Berisha: Kriminelët
Statusi i Berishës

Durim Buraku u lirua sot, pasi skaduan afatet e hetimit në paraburgim. Ai kërkohej nga Greqia për vrasje. Buraku u vu në pranga me bujë të madhe në vitin 2019, por pas tre vitesh është sërish i lirë.

sali berisha

Sondazh

Poll