Politike

Rama: S’ka protesta të dhunshme ndaj qeverisë në Shqipëri, bëhen brenda PD

Kryeministri i referohet 8 janarit.

25 Qershor 2022, 19:24 Nga F.M
Rama: S’ka protesta të dhunshme ndaj qeverisë në
Edi Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjet brenda Partisë Demokratike. Në një intervistë për mediat franceze, ai është shprehur se protestat e dhunshme në vendin tonë nuk janë bërë për qeverinë, por nga Opozita për Opozitën, referuar skenarit të 8 janarit që u krijua në selinë e Partisë Demokratike.

“U bë një kohë e gjatë që nuk ka pasur më protesta të dhunshme. Ka pasur një protestë të dhunshme, por ka qenë mes tyre, protestë për veten dhe jo ndaj qeverisë,”- tha Rama.

Më 8 janar, demokratët, mbështetës të kryedemokratit Sali Berisha mësynë në selinë blu për të protestuar kundër ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Gjithçka erdhi pas përplasjeve brenda selisë blu, të nisura në shtator të vitit të kaluar kur Basha vendosi të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur non-grata nga DASH. 8 janari u mbyll me dëme të mëdha materiale e të plagosur.

edi rama

Sondazh

Poll