Politike

Kancelari i Austrisë: BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria me Maqedoninë e Veriut

Mehammer tha se Europa është e fortë dhe e bashkuar dhe që është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë.

25 Qershor 2022, 15:32 Nga F.M

 

Kancelari i Austrisë:  BE duhet të shohë përparimin që
Kancelari

 

AUSTRI- Karl Nehammer, kancelari austriak është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të hedhë sytë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në fjalën që mbajti në forumin ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, Mehammer tha se Europa është e fortë dhe e bashkuar dhe që është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë.

"Na duhet të jemi të hapur, BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Tashmë që ka pasur një votë në parlamentin bullgar dhe më lini ta theksoj, kryeministri bullgar humbi votëbesimin në parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politike si kreu i qeverisë. Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces, e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë. Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar, është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që procesi të nisë njëherë e mirë,"- tha kancelari. 

karl nehammer

Sondazh

Poll