Politike

Rama për France24: E neveritshme ajo që po bën Bullgaria, nëse vijon, ndahemi me RMV

Rama tha se Shqipëria e RMV janë bashkë në Ballkanin e Hapur.

25 Qershor 2022, 18:59 Nga F.M
Rama për France24: E neveritshme ajo që po bën Bullgaria,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish dëshirën për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt integrimit të Bashkimit Evropian. Në një intervistë për mediat franceze, France 24, Rama tha se Shqipëria e RMV janë bashkë në Ballkanin e Hapur, por që vetoja e Bullgarisë po i detyron të ndajnë rrugët. Rama tha se ajo që po bën Bullgaria është e neveritshme.

"Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces. Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur ne jemi fqinj dhe ne po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit. Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll