Politike

VD-Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Rama tha se i vjen keq për Bashkimin Europian dhe për pafuqinë e tyre për të përballuar situatën. 

25 Qershor 2022, 14:59 Nga A.B
VD-Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për
Edi Rama

AUSTRI- Kryeministri Edi Rama falenderoi Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. Në Forumin Europian Wachau, Rama tha se i vjen keq për Bashkimin Europian dhe për pafuqinë e tyre për të përballuar situatën. 

'Dua të falënderoj Kancelarin për mikërpitjen. Ai është ulur këtu sic u ul në këshillë sepse emrat e vendeve tonë fillojnë me A. Austria ky shtet që ka qenë përherë krah Shqipërisë. Pra pas këtyre fjalëve të bukura kam frikë se do bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet të them se ndihem i keqardhur për BE. Shumë i keqardhur. Shumë e kanë komentuar ato që unë thash, si një zemëratë e madhe, po mund të jetë. Por ka të bëjë me BE jo me ju. Qëndruam atje për 4 orë të tëra. I pamë i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë situatës ku një vend i NATO si Bullgaria merr peng dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në mes të një luftë të nxehtë. Ajo qëmton pasiguri historike para syve të 26 vendeve të tjera që nuk bëjnë dot asgjë. Dua të them se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Është vetëm shprehja finale. E frymës së thelluar të zgjerimit. Ka diçka më të thellë. Dëgjojmë se Vladimiri është sëmurë. Por dhe BE nuk duket se është shumë e shëndetshme.'- tha Rama. 

edi rama rama ne austri

Sondazh

Poll