Aktualitet

Greqia e kërkon për vrasje! Lirohet nga burgu Burim Duraku, si e mbyti me qese të renë në vendin fqinj

Sipas autoriteteve greke në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, Burim Duraku, në bashkëpunim me personin me inicialet Sh. D., të maskuar, janë futur në banesën private të shtetases greke Artemis Vasilopou.

25 Qershor 2022, 17:10 Nga F.M
Greqia e kërkon për vrasje! Lirohet nga burgu Burim Duraku, si e mbyti
Momenti i arrestimit

KUKËS- Burim Duraku, i akuzuar për vrasjem e paramendim është liruar nga burgu. Kërkesa e avokatit të Durakut, Sokol Tahiraj është pranuar nga Gjykata e Kuësit që ka vendosur të shuajë masën e sigurimit ‘arrest me burg’, pasi është tejkaluar afati maksimal hetimor e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë të nenit 261 / 1c / të Kodit të Procedurës Penale,”- thuhet në vendim.

Burim Duraku u arrestua më datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke që e akuzonte për vrasjen e Artemis Vasilopou, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2010.

Sipas autoriteteve greke në vendin e quajtur Argostoli të Kefalinias të Greqisë, Burim Duraku, në bashkëpunim me personin me inicialet Sh. D., të maskuar, janë futur në banesën private të shtetases greke Artemis Vasilopou. Pasi kanë tentuar pa sukses të hapnin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen greke Artemis Vasilopou, të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit ngjitës.

Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete, e kanë mbështjellë me shiritin ngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Më pas Duraku e personi tjetër i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara Vasilopout e janë larguar që aty.

lirohet burim duraku

Sondazh

Poll