Aktualitet

Çmimet në stratosferë/ 39-vjeçari në Elbasan tenton të vjedhë naftë në një kamion, vihet në pranga

39-vjeçari me inicialet E.P, banues në fshatin Bradashesh, tentoi të vidhte naftë në një kamion të parkuar.

25 Qershor 2022, 14:17 Nga A.B
Çmimet në stratosferë/ 39-vjeçari në Elbasan tenton
Foto ilustruese

ELBASAN- Një person është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë naftë në një kamion. Policia informon se 39-vjeçari me inicialet E.P, banues në fshatin Bradashesh, tentoi të vidhte naftë në një kamion të parkuar. Ai do të akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

'E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar'- njofton policia. 

Shkak i këtij veprimi mund të jetë bërë dhe rritja e çmimit të naftës në vend. 

 

nafte

Sondazh

Poll