Aktualitet

Aksident në Maliq/ Barriera prej çeliku i hyn makinës mes për mes, 2 të plagosur

Drejtuesi ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerre nga mjeti.

25 Qershor 2022, 14:19 Nga A.B

Aksident në Maliq/ Barriera prej çeliku i hyn makinës mes

KORÇË- Aksident me dy të plagosur në Maliq. Mjeti tip 'Audi' ka dalë nga rruga afër fshatit Pirg, duke u goditur me barrierën prej çeliku. Për pasojë, nga forca e përplasjes barriera ka depërtuar si shtizë mes përmes automjetit duke plagosur më rëndë shoferin dhe vështirësuar shumë nxjerrjen e tij prej mjetit. Drejtuesi ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë. Ai së bashku me pasagjerin janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll