Aktualitet

Zjarr në Vlorë, digjen arat me grurë dhe ullishtet

Nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

25 Qershor 2022, 16:19 Nga F.M
Zjarr në Vlorë, digjen arat me grurë dhe ullishtet
Foto Ilustruese

VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë disa ara me grurë dhe ullishte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se dëmet materiale si pasojë e zjarrit janë të shumta, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. 

 

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll