Aktualitet

EMRAT/ Plagosje, grabitje e trafik droge, ekstradohen katër shqiptarë nga Italia, Gjermania dhe Franca

Bekim Lekaj, 30 vjeç, banues në Tropojë; Romario Kapidani, 28 vjeç, banues në Durrës; Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç dhe Deivis Jaho, 30 vjeç, lindur në Kamzë.

25 Qershor 2022, 15:17 Nga F.M
EMRAT/ Plagosje, grabitje e trafik droge, ekstradohen katër shqiptarë
Policia

TIRANË- Katër shqiptarë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar drejt Shqipërisë. Në njoftim bëhet me dije se bëhet fjalë për: Bekim Lekaj, 30 vjeç, banues në Tropojë; Romario Kapidani, 28 vjeç, banues në Durrës; Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç dhe Deivis Jaho, 30 vjeç, lindur në Kamzë.

Lekaj është dënuar me  vjet, 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Kapidani është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burgim. Martini është lënë në masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa Jaho është dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor''.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit me homologët europianë janë kapur në Itali, Gjermani dhe Francë, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 4 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të bashkëpunimit me homologët italianë, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar:

Bekim Lekaj, 30 vjeç, banues në Tropojë. Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar me 8 vjet, 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

٠Nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Stuttgart, Gjermani, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar: Romario Kapidani, 28 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burgim.

٠Gjithashtu, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Dusseldorf, Gjermani, shtetasi shqiptar: Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

٠Në vijim të bashkëpunimit me homologët francezë, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Parisi, Francë, shtetasi shqiptar: Deivis Jaho, 30 vjeç, lindur në Kamzë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor''. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Zyrat Qendrore përkatëse të Interpol-it në Europë, u bë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve, si dhe u finalizua ekstradimi i tyre drejt vendit tonë, me qëllim vuajtjen e dënimit.

policia e tiranes interpol tirana bekim lekaj romario kapidani ervis martini deivis jaho

Sondazh

Poll