Aktualitet

289 të infektuar në 24 orët e fundit! MSH publikon bilancin, asnjë viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.

25 Qershor 2022, 16:50 Nga F.M
289 të infektuar në 24 orët e fundit! MSH publikon bilancin,
Foto Ilustruese

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 289 qytetarë, në këto bashki: 203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë. MSH bën me dije se janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët efundit nuk është shënuar asnjë viktimë. 

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 289 qytetarë, në këto bashki: 203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë. Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         289

Të shëruar në 24 orë       32

Të shtruar në spitale         15

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1021

Testime totale              1,843,368

Raste pozitive                 278,793

Raste të shëruara             273,652

Raste Aktive                        1,644

Humbje jete                         3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  1,203

Fier                      122

Vlorë                    90

Durrës                  54

Lezhë                             46

Gjirokastër          39

Shkodër               27

Elbasan                22

Korçë                             19

Berat                    11

Dibër                    8

Kukës                            3

koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll