Aktualitet

Aksident në Tiranë, motori përplaset me betonieren, plagoset në Tiranë

40-vjeçari është plagosur dhe është dërguar në spital.

25 Qershor 2022, 16:39 Nga F.M
Aksident në Tiranë, motori përplaset me betonieren, plagoset
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 40-vjeçar me inicialet E. T., është përplasur me një betoniere teksa udhëtonte me një motor. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të TEG-ut. Për pasojë, 40-vjeçari është plagosur dhe është dërguar në spital. Ai ka marrë plag, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç. Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll