Politike

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Fierit, Armand Subashi betohet për mandatin e dytë 

  • Betohet kryetari i bashkisë së Pukës, Gjonaj: Qyteti ynë qëndron mbi interesat politike
  • Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë, ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga te cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

    FIER- Pas Pukës, është konstituar sot Këshilli i ri i Bashkisë Fier pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij, ku kanë marrë mandatet 51 këshilltare , nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS , 2 anëtar nga Demokraciale Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate.

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier, është zgjedhur nëpërmjet votimit Kreu i ri i këshillit të bashkisë Fier, Vangjel Ndreko, si dhe sekretarët.

    Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiaku i Fierit për një mandat të dytë Armando Subashi. 

    Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të Këshillit me gati 10 anëtarë me shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë Këshilli i Bashkisë Fier, sot janë 51 anëtarë.

    Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Fier, kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci si, dhe deputetët e PS të qarkut Fier.

    Më herët është konstituar Këshilli Bashkiak i Pukës. Kryetari i këshillit bashkiak zgjidhet me vote unanime Enver Sulejmani, ndërsa Nënkryetar, Edmond Gjoka.Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiaku i Pukës, Gjin Gjonaj.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment