Bota

'15 minuta me një mashtrues'/ Kryebashkiakja e Berlinit bisedoi me një person që u shtir si ‘Vitali Klitschko’

15 minutat e para të bisedës mes kryebashkiakes dhe mashtruesit ishin krejtësisht normale.

25 Qershor 2022, 15:37 Nga A.B
'15 minuta me një mashtrues'/ Kryebashkiakja e Berlinit bisedoi
Franziska Giffey

BERLIN- Kryebashkiakja e Berlinit, Franziska Giffey ka komunikuar për 15 minuta në telefon me një burrë që iu prezantua si kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. “Deutsche Welle”, shkruan se video-telefonata mes kryebashkiakes së Berlinit dhe burrit që pretendonte të ishte kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, u ndërpre.

“Nuk kishte asnjë pikë referimi që videokonferenca nuk po zhvillohej me një person real. Me sa duket, ishte një mashtrim i thellë. Policia është thirrur për të hetuar.”– shkroi kancelaria në Twitter.

Sipas zëdhënëses Lisa Frerichs, 15 minutat e para të bisedës mes kryebashkiakes dhe mashtruesit ishin krejtësisht normale.

“I supozuar z.Klitschko pyeti se si po ia dalim me refugjatët e shumtë ukrainas, si po përballemi me ta, cilat janë numrat – një bisedë krejtësisht normale, siç e kishim pritur.”- tha ajo për video-telefonën, e cila ishte bërë disa ditë më parë.

Dyshimet e kryebashkiakes Giffey u ngritën kur personi donte të fliste për ukrainasit që “përpiqeshin të merrnin përfitime sociale në Berlin”.

Stafi administrativ i kryebashkiakes tha në një postim në Twitter se ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk, konfirmoi se Giffey nuk kishte folur vërtetë me Klitschko-n.

vitali klitschko franziska giffey

Sondazh

Poll