Bota

VIDEO/ Tentoi të bënte foto, një rrufe e madhe frikëson të riun në Kinë

Videoja e filmuar në qytetin Langfang në provincën Hebei më 17 qershor tregon një rrufe të madhe që godet tokën me bubullima të forta pranë një burri të quajtur Li, kur ai po përpiqej të bënte një foto artistike.

25 Qershor 2022, 12:34 Nga j.c
VIDEO/ Tentoi të bënte foto, një rrufe e madhe frikëson
Kinë

KINË- Një rrufe e madhe frikësoi një burrë që u përpoq të bënte një foto në Kinën veriore. Videoja e filmuar në qytetin Langfang në provincën Hebei më 17 qershor tregon një rrufe të madhe që godet tokën me bubullima të forta pranë një burri të quajtur Li, kur ai po përpiqej të bënte një foto artistike.

Sipas mediave të huaja, në videon e publikuar duket Li i cili frikësohet nga rrufeja dhe ikën me shpejtësi. Li dëgjihet duke thënë: "Ndaloni të bëni fotot. Vrapo!"

Rrufetë janë të rrezikshme prandaj nuk këshillohet të qëndroni jashtë në një kohë me shi, vetëtima dhe rrufe. 3696 vdekje u regjistruan në SHBA midis 1959 dhe 2003. Rrufetë mund të shkaktojë atak kardiak. Lëndimet variojnë nga djegiet e rënda dhe dëmtimet e përhershme të trurit. Rreth 10 për qind e viktimave të goditura nga rrufeja vdesin dhe 70 për qind vuajnë pasoja serioze afatgjata. Rreth 400 njerëz i mbijetojnë goditjeve nga rrufeja në SHBA çdo vit.

rruge goditet nga rrufete kine

Sondazh

Poll