Bota

Bashkëshorti vret këngëtaren 21-vjeçare në Meksikë, 79-vjeçari e qëllon me armë në restorant

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka patur një debat mes palëve, më pas 79-vjeçari ka qëlluar 3 herë në drejtim të 21-vjeçares.

25 Qershor 2022, 13:46 Nga j.c
Bashkëshorti vret këngëtaren 21-vjeçare në
Yrma Lydia dhe bashkëshorti

MEKSIKË- Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City ditën e premte. 21-vjeçarja Yrma Lydia e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj Jesús Hernández Alcocer.

Sipas Daily Mail, sekretari i Sigurisë për kryeqytetin Mexico City, Omar García Harfuch ka deklaruar se 79-vjeçari është vënë në pranga së bashku me një grua tjetër e cila e shoqëronte.

"Një burrë qëlloi tre herë me armë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”-tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka patur një debat mes palëve, më pas 79-vjeçari ka qëlluar 3 herë në drejtim të 21-vjeçares. Alcocer thuhet se u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej. Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm së fundmi në Meksikë, ku çdo ditë vriten mesatarisht 10 gra.

yrma lydia jesús hernández alcocer meksike

Sondazh

Poll