Bota

Biseda telefonike Putin-Macron para luftës në Ukrainë, presidenti rus: Zelenskyy po ju gënjen

Biseda e dy liderëve e kryer më 20 shkurt, ishte me tensione të herë pas hershme. 

25 Qershor 2022, 14:22 Nga A.B
Biseda telefonike Putin-Macron para luftës në Ukrainë, presidenti
Putin dhe Macron

RUSI- Katër ditë para se të fillonte pushtimi rus në Ukrainë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putinit është zbardhur. Detajet e kësaj bisede do të publikohen në një dokumentar i cili do të tregojë se si Macron e ka trajtuar luftën në Ukrainë dhe do të transmetohet në kanalin France 2.

Sipas mediave biseda e dy liderëve ishte me tensione të herë pas hershme. 

"Vladimir, së pari një gjë!" thotë Presidenti Emmanuel Macron ndërsa kërkon t'i tregojë një pikë homologut të tij rus. "Dëgjo Emmanuel", ndërhyn udhëheqësi rus në telefonatën e bërë më 20 shkurt 2022.

Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejt, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëllimet tuaja”, e pyeti Macron troç Putinin në fillim të bisedës.

"Cfare mund te them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, u përgjigj Putin, duke akuzuar Ukrainën për prishjen e marrëveshjeve të Minskut. Ai kritikoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy se po kërkon të sulmojë me armë bërthamore.

“Në fakt kolegu ynë i dashur Z. Zelensky nuk po bën asgjë” për të zbatuar marrëveshjet e Minskut, pretendoi Putin. "Ai po ju gënjen," shtoi Putin, duke akuzuar gjithashtu Macron se kërkon të rishikojë Minskun.

Putin më pas argumentoi se propozimet e separatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh. “Por ne nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”, tha Macron.

Telefonata përfundoi me Macron që i sugjeroi Putinit një samit me Biden. Putin nuk kundërshtoi, por gjithashtu nuk u shfaq i interesuar për të caktuar një datë, ndërsa këmbënguli që takimi të përgatitej plotësisht.

Fjalët e fundit ishin relativisht të përzemërta. “Faleminderit në çdo rast Vladimir. Ne do të qëndrojmë në kontakt në kohë reale. Kur ka diçka më telefononi”, tha Macron.

"Unë ju falënderoj zoti president," tha Putin duke i zbuluar më pas Macronit atë që kishte në mendje.

“Për të qenë i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej mbi akull. Këtu po ju flas nga salla e sportit para se të filloni sforcimin fizik. Por së pari do të flas me këshilltarët e mi.”

Katër ditë më vonë, më 24 shkurt, Rusia filloi pushtimin, duke ndezur një luftë që është ende aktive në Ukrainë.

emmanuel macron vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll