Bota

Deputetit të LVV-së i vjedhin llogarinë në 'Facebook', hakerat i kërkojnë para

Djali i deputetit, Agon Kokaj, ka paralajmëruar miqtë e të atit në Facebook, se llogaria e deputetit është hakuar

25 Qershor 2022, 14:06 Nga A.B
Deputetit të LVV-së i vjedhin llogarinë në
Jahja Kokaj

KOSOVË- Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është hakuar faqja e tij zyrtare në Facebook. Personat përgjegjës për këtë veprim, i kanë kërkuar para në mënyrë që t'i rikthenin sërish llogarinë. 

Djali i deputetit, Agon Kokaj, ka paralajmëruar miqtë e të atit në Facebook, se llogaria e deputetit është hakuar dhe për çdo mesazh që mund të dërgohet nga Facebook-u i tij nuk është i shkruar nga ai.

Zonja dhe zotërinj, dua t’ju njoftoj se Dr. Jahja Kokaj, llogaria e tij në Facebook është hakuar nga dikush, prandaj nëse merrni ndonjë mesazh nuk janë të tij”, shkruan Kokaj. 

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë pas denoncimit të deputetit.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash”, njofton policia. 

jahja kokaj kosove

Sondazh

Poll