Bota

Humbi zgjedhjet e pjesshme në dy zona, Johnson: Nuk do të ndryshoj karakterin edhe nëse presioni rritet

Ai organizoi së bashku me stafin e tij festa në përiudhën kur Mbretëria e Bashkuar ishte e bllokuar pë shkak të pandemisë. 

25 Qershor 2022, 13:26 Nga j.c
Humbi zgjedhjet e pjesshme në dy zona, Johnson: Nuk do të ndryshoj
Boris Johnson

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se pas humbjeve të zgjedhjeve të pjesshme nuk do të ketë "transformim psikologjik" në karakterin e tij. Johnson tha për programin Today të BBC Radio 4, se ai me përulësi dhe sinqeritet i pranon kritikat.

Sipas BBC, ai gjithashtu theksoi se duhet të bënte dallimin midis kritikës që ka vërtetë rëndësi dhe asaj që nuk ka. Humbjet e zgjedhjeve të brendshme në Wakefield, Tiverton dhe Honiton të premten erdhën pasi kryeministri u përball me kritika të vazhdueshme prej disa muajsh për skandalin në lidhje me sjelljen e tij. Ai organizoi së bashku me stafin e tij festa në përiudhën kur Mbretëria e Bashkuar ishte e bllokuar pë shkak të pandemisë. 

Duke folur nga takimi i krerëve të qeverive të Commonëealth në Ruanda, Johnson tha vazhdimisht se politika ishte më e rëndësishme se akuzat për sjelljen e tij. Johnson tha se votuesit duhet të fokusoheshin në koston e jetesës, ekonominë dhe përballimin e dhunës dhe agresionit në Ukrainë dhe jo të sjellja e tij.

I pyetur për çfarë çështje mund të jepte dorëheqjen pa e menduar gjatë, ai tha se vetëm nëse i duhej të braktiste Ukrainën pasi kostot ishin shumë të mëdha, ai do të jepte dorëheqjen.

boris johnson zgjedhjet në angli

Sondazh

Poll