Aktualitet

Në banak mish, pas tij kokainë! Goditet banda shqiptare e drogës në Athinë, 4 në pranga

25 Qershor 2022, 13:20 Nga A.B
Në banak mish, pas tij kokainë! Goditet banda shqiptare e drogës
Parate e sekuestruara

GREQI- Katër shqiptarë janë arrestuar në shtetin fqinj. Policia greke ka zbuluar një bazë droge në një dyqan mishi dhe kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë. Mediat greke raportojnë se trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregetare “Barbakios”.

Policia gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike. Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke.

Njëri prej shqiptarëve, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.

arrestohen shqiptaret ne greqi greqi

Sondazh

Poll