Aktualitet

Gjendet i mbytur në rezervuarin e Hecit një 67-vjeçar

I moshuari dyshohet se është mbytur në rezervuar.

25 Qershor 2022, 12:40 Nga A.B

Gjendet i mbytur në rezervuarin e Hecit një 67-vjeçar

PËRRENJAS- Një person është gjetur pa shenja jete në rezervuarin e Hecit. Policia informon se familja gjeti të pajetë 67-vjeçarin i cili ishte zhdukur nga banesa ditë më parë. I moshuari dyshohet se është mbytur në rezervuar. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

person i pajete

Sondazh

Poll