Aktualitet

Provimi me zgjedhje/ Maturantët protestë te Ministria e Arsimit: Duam përsëritje të testit

Me parulla në duar dhe me thirrje kundër Ministrisë, nxënësit kërkuan si alternativë që të hiqen ato pyetje që kanë qenë jashtë programit.

25 Qershor 2022, 11:36 Nga A.B

Provimi me zgjedhje/ Maturantët protestë te Ministria e Arsimit: Duam

TIRANË- Një grup studentësh kanë dalë ditën e sotme në protestë përballë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Me postera në dorë, ata kërkojnë ripërsëritje të testit, të lëndës me zgjedhje Biologji apo dhe Fizikë, pasi shprehen për mediat se pyetjet që u ranë në tezë ishin jashtë programit. Me parulla në duar dhe me thirrje kundër Ministrisë, nxënësit kërkuan si alternativë që të hiqen ato pyetje që kanë qenë jashtë programit. Sipas tyre, testi model nuk kishte lidhje me atë që u ofrua në testin e Maturës.

“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë çka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës.”, tha një maturante. 

Ditën e djeshme u zhvillua provimi i fundit i Maturës Shtetërore, lënda me zgjedhje.

protesta e studenteve

Sondazh

Poll