Aktualitet

VD- 'S'dal nga banesa'/ Kërcënoi se do hidhej nga pallati, policia zbret 50-vjeçarin në Berat

Adrian Dardha jeton prej 3 vitesh me qira në pallatin nga ku kërkoi të hidhej. Policia mundi që ta zbriste 50-vjeçarin nga pallati, duke parandaluar aktin e rëndë që ai do ndërmerrte.

25 Qershor 2022, 12:56 Nga A.B
VD- 'S'dal nga banesa'/ Kërcënoi se do hidhej nga
Pamje nga pallati në Berat

BERAT- Adrian Dardha, është 50-vjeçari i cili kërcënoi ditën e sotme se do hidhej nga kati i pestë i një pallati. Ai u ngjit ditën e sotme në tarracën e pallatit të tij, i cili ndodhet në lagjen '8 nëntori' në Berat. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia e forcat e zjarrëfikëses. Policia bëri të mundur zbritjen e 50-vjeçarit nga tarraca në kohë, duke parandaluar në këtë mënyrë një tragjedi. 

Policia konfirmon se “pas negociatave të bëra me të, shtetasi A. D. ka zbritur i padëmtuar nga tarraca”. Ai kishte hipur në tarracën e pallatit ku banonte, duke pretenduar të hyjë në banesë për të marr sendet personale, duke përdorur ballkonin, sepse 48-vjeçari është nxjerrë ditën e djeshme nga banesa, pasi nuk ka shlyer detyrimet për posedimin e këtij ambienti.

NJOFTIMI I POLICISË SË BERATIT: Shtetasi A. D., 48 vjeç, ka hipur në tarracën e pallatit ku banonte, në lagjen “22 Tetori”, dhe ka pretenduar të hyjë në banesë për të marr sendet personale, duke përdorur ballkonin, sepse 48-vjeçari është nxjerrë ditën e djeshme nga banesa, pasi nuk ka shlyer detyrimet për posedimin e këtij ambienti. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset dhe pas negociatave të bëra me të, shtetasi A. D. ka zbritur i padëmtuar nga tarraca.

Dardha jeton prej 3 vitesh me qira në pallatin nga ku kërcënoi se do hidhej. Prej 5 muaj atij i ka mbaruar kontrata dhe bashkia i ka gjetur një banese me qira, të cilën e paguan bashkia.Dyshohet se 50-vjeçari i cili jetonte i vetëm, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

burri kercenon te hidhet nga pallati ne berat berat adrian dardha

Sondazh

Poll