Aktualitet

Grabitja me armë e farmacisë në 'Xhamllik'? Policia: Kishte vetëm një ciflosje te xhami

Policia mohon se në farmacinë në zonën e 'Xhamllikut' në Tiranë kishte rast grabitje.

25 Qershor 2022, 11:04 Nga A.B
Grabitja me armë e farmacisë në 'Xhamllik'? Policia:
Farmacia e grabitur

TIRANË-Ditën e sotme, në media u raportua se një farmaci në zonën e 'Xhamllikut', kishte rënë pre e një grabitje me armë. U raportua se një person kishte qëlluar xhamin me pistoletën me zara metalik e madje se ky i fundit kishte marrë të gjithë xhiron ditore të farmacisë.

Mirëpo, pak minuta pasi lajmi mori dhenë, policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar. Përmes një sqarimi publik, policia bëri të ditur se nuk ka pasur grabitje, por vetëm është konstatuar një ciflosje në xhamin e farmacisë, e cila pas verifikimeve nuk lidhet me ndonjë ngjarje kriminale.

E po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë, njoftojnë blutë e Tiranës.

grabitet farmacia ne tirane tirane

Sondazh

Poll