Aktualitet

'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron çdo ndryshim drejtimi të parregullt

Policia rrugore e Tiranës njofton se pajisja e re inteligjente është vënë në përdorim për të vëzhguar ndryshimet e drejtimit të korsisë

25 Qershor 2022, 10:37 Nga A.B
'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron
Momenti i filmuar nga Droni edukues

TIRANË- 'Dron edukues' do të jetë në rrugët e Tiranës për të vëzhguar çdo ndryshim të paligjshëm korsie apo karrexhate. Policia rrugore e Tiranës njofton se pajisja e re inteligjente është vënë në përdorim për të vëzhguar ndryshimet e drejtimit të korsisë dhe të pozicionimit të mjetit në karrexhatë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes. Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

droni edukues policia rrugore e tiranes policia

Sondazh

Poll