Sport

Rangnick në dy ‘karrike’, Ten Hag votoi për largimin e tij nga Man.United

Trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’ ka qenë kundër vazhdimit të ish-teknikut gjerman si konsulent, pas gjashtë muajsh të tij si trajner i përkohshëm.

25 Qershor 2022, 06:50 Nga DOSJA
Rangnick në dy ‘karrike’, Ten Hag votoi për largimin e tij
Eric Ten Hag, trajneri i ri i Manchester United

ANGLI - Sipas ‘ESPN’, mendimi i holandezit ka qenë vendimtar për largimin e gjermanit, i cili do të merrte edhe rolin e trajnerit të Austrisë, ndërsa qëndronte në Old Trafford si konsulent. Disa javë pasi Eric Ten Hag u konfirmua, klubi njoftoi se Rangnick do të largohej dhe do të përkushtohej ekskluzivisht për austriakët.

Gjatë javëve të fundit të Premier League, gjermani Rangnick ishte pyetur vazhdimisht për 'kalimin e portofolit' te holandezi Ten Hag, duke thënë se ata do të flisnin, por sipas të njëjtit burim, nuk kishte asnjë takim ballë për ballë, vetëm një telefonatë.

Largimi i Rangnick u zyrtarizua dy javë pas përfundimit të kampionatit, sapo trajneri i ri mori ‘çelësat’ e pankinës së ‘Djajve të Kuq’. Rangnick, i cili kishte mbërritur në nëntor të vitit të shkuar për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, u konsiderua se kishte shkuar shumë larg në disa konferenca, duke pranuar se tregu i dimrit nuk ishte menaxhuar mirë dhe se klubi nuk kishte arritur të nënshkruante, për shembull, Julian Alvarez (Manchester City), Luis Diaz (Liverpool) ose Dusan Vlahovic (Juventus).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll