Sport

UEFA: "Nuk do të luhet në Transnistrias! Sheriff të gjejë stadium të ri për ndeshjet europiane"

Kampionia e Moldavisë, është njoftuar nga UEFA, se nuk do të ketë ndeshje të kompeticionit europian në ‘Bolshaya Sportivnaya Arena’ deri në një njoftim tjetër.

25 Qershor 2022, 06:34 Nga DOSJA
UEFA: "Nuk do të luhet në Transnistrias! Sheriff të

MOLDAVI - Klubi kryesor i Transnistrias, Sheriff Tiraspol, i cili mori pjesë për herë të parë në historinë e tij në Champions League sezonin e kaluar, do të duhet të gjejë një stadium të ri për të luajtur ndeshjet e tij në shtëpi për kupën europiane këtë sezon. 

“Në përputhje me vendimet e marra më parë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dritën e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak që kulmoi me pushtimin e territorit ukrainas nga ushtria ruse, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot që asnjë ndeshje e kompeticionit të UEFA-s nuk do të luhej në rajonin e Transnistrias, deri në njoftimin e mëtejshëm ”, tha UEFA në një deklaratë të premten.

Megjithatë, Sheriff Tiraspol, i cili luan në kampionatin e Moldavisë, duhet të luajë raundin e parë kualifikues të Champions League kundër klubit boshnjak Zrinjski Mostar më 6 dhe 13 korrik dhe ndeshja e kthimit, fillimisht ishte caktuar në stadiumin e tij në ‘Bolshaya Sportivnaya Arena’. 

“Klubit i është kërkuar të ofrojë një vend/stadium alternativ (i cili duhet të jetë në përputhje me rregulloret e zbatueshme të UEFA-s) jashtë rajonit të Transnistria për ndeshjet e tyre në shtëpi [...] për sa kohë që ndalimi për të luajtur në rajon do të mbetet në fuqi”,- bën me dije shtëpia e futbollit kontinental.

Sherifi Tiraspol fitoi titullin e Moldavisë për sezonin e gjashtë radhazi, titulli i tij i 19-të që nga viti 2001. Ai la përshtypje duke fituar 2-1 kundër Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ në fazën e grupeve të Champions League këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll