Sport

Themelohet Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, Andi Lila iniciator: Jemi të bashkuar

28 Korrik 2019, 15:44 Nga DOSJA
Themelohet Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë,

TIRANË- Është themeluar më në fund Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Një sindikatë që në situatën që ndodhet futbolli shqiptarë do të ketë një vlerë të madhe.

Iniciator për këtë ishte futbollisti Andi Lila, i mbështetur nga disa koleg të tij. Kjo sindikatë do të udhëhiqet nga lojtari i Kombëtares, Andi Lila.

 

Pas mbledhjes së 300 firmave, Lila si iniciator në bashkëpunim edhe me lojtarë të njohur në futbollin shqiptar si Tefik Osmani, Ditmar Bicaj, Fatjon Sefa dhe Meglid Mihani, ia kanë të themelojnë këtë sindikatë me të drejta të plota. Pas konferencës për mediat, Lila në një reagim në Facebook ka thënë që tanimë futbollistët do të jenë të bashkuar.

Sot u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Sindikatës së Futbollistëve Shqipëtar! Me besimin në Zot sot ka lind një ditë e re për futbollistët shqipëtar! Tani jemi më të bashkuar dhe zëri joneë është më i fortë dhe më i qartë!”, shkuan Lila.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andi lila bashkimi i futbollisteve sindikata e futbollisteve sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë andi lila bashkimi i futbollisteve sindikata e futbollisteve sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë

Sondazh

Poll