Sport

Lajm i keq për tifozët e Milanit, Hernandez dëmtohet që në nisje

28 Korrik 2019, 15:23 Nga DOSJA
Lajm i keq për tifozët e Milanit, Hernandez dëmtohet që

ITALI- Kanë dalë rezultatet e para të analizave të mbrojtësit francez të Milanit, Theo Hernandez, i cili u dëmtua në ndeshjen miqësore përballë Bayern Munchen, në SHBA.

Sipas një një njoftimi nga kuqezinjtë, dëmtimi i Hernandez është më i rëndë nga sa parashikohej dhe se lojtari do të duhet të bëjë një kontroll tjetër dy javë më vonë, për të përcaktuar edhe kohën e rikuperimit.

Megjithatë e sigurt është që Hernandesz do të humbë startin e kampionatit dhe mund të jetë në dispozicion të Giampaolos vetëm pas mesit të shtatorit, ndërsa deri atëherë, trajneri kuqezi duhet të bazohet te zvicerani Ricardo Rodriguez.

Theo Hernandez iu bashkua kuqezinjve në fillim të muajit korrik, nga Reali i Madridit dhe që në paraqitjet e para fitoi zemrat e tifozëve, duke shfaqur një nivel mjaft të lartë loje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport blerja e veres demtohet hernandez merkato e 2019 skuadra e milanit theo hernandez blerja e veres demtohet hernandez merkato e 2019 skuadra e milanit theo hernandez

Sondazh

Poll