Sport

City nuk harron të bëjë detyrën spektakël me gola në Yokahama (Video)

27 Korrik 2019, 13:28 Nga DOSJA
City nuk harron të bëjë detyrën spektakël me gola

Manchester City ka treguar se nuk e ka të vështirë të fitojë, në miqësoren ndaj Yokohama Marinos të zhvilluar në Japoni, ka dhuruar spektakël me gola.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 18-të nga De Bruyne me një super të majtë. Miqtë nuk kanë vonuar shumë dhe kanë arritur të barazojnë rezultatin në minutën e 23 me Endo.

Anglezët nuk kanë pranuar ta mbyllin pjesën e parë në barazim dhe pesë minuta para fundit, Sterling ka shënuar dhe golin e avantazhit me anë të një kundësulmi të shpejtë.

City nuk mund ta mbyllte lojën me rezultatin 2-1 dhe për këtë u kujdes i riu Nmecha ku në minutën e 92-të vulosi rezultatin me shifrat 3-1.

 

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport de bruyne manchester city nmecha sterling yokohama marinos de bruyne manchester city nmecha sterling yokohama marinos

Sondazh

Poll