Sport

Antonio Conte “shmang me lezet” Lukakun, vlerësime positive për zikaltërit

28 Korrik 2019, 12:16 Nga DOSJA
Antonio Conte “shmang me lezet” Lukakun, vlerësime positive

ITALI- Skuadra e Interit mposhti Paris Saint Germain, pasi shënoi penalltitë në sfidën e zhvilluar në Korenë e Jugut, ku koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Antonio Conte, trajneri i zikaltërve foli me superlativa për mënyrën se si po avancon skuadra e tij. Ai tha se pavarësisht rezultatit, loja ishte e kënaqshme dhe “djemtë e tij” lozën mjaft mirë.

Jam shumë i kënaqur, sepse për mënyrën se si u zhvillua loja, nuk meritonim të humbnim gjithsesi. Vazhdoj të shoh përmirësime të rëndësishme te djemtë, te dëshira e tyre për të luajtur, për të sulmuar kundërshtarin në gjysmëfushën e tij dhe për të rikuperuar topin menjëherë sapo e kanë humbur. Janë elementë mjaft pozitivë dhe duhet të falënderoj djemtë, pasi kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të punojnë maksimalisht për të përthithur idetë e mia të lojës”, tha trajneri zikaltër.

Në deklaratën për shtyp, Conte u shfaq më i qetë dhe nuk u ankua për merkaton, ndërsa shmangu edhe komentet mbi sulmuesin belg Romelu Lukaku, të cilin drejtuesit e Interit duan t’ia vënë në dispozicion.

Për Lukaun nuk flas, pasi është futbollist i Manchesterit dhe do të ishte mungesë respekti si ndaj tij, ashtu edhe ndaj klubit anglez. Jemi në fazën më të nxehtë të merkatos dhe drejtuesit po punojnë si për të afruar futbollistë, ashtu edhe për të larguar ata që nuk janë në planet tona. Kam besim te puna e Marottës dhe Ausilios”, deklaroi trajneri Conte.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antonio conte inter romelu lukaku antonio conte inter romelu lukaku

Sondazh

Poll