Sport

I varrosur në oborr, gjendet një trup i pajetë në shtëpinë e mesfushorit të Arsenalit (Detaje)

28 Korrik 2019, 16:29 Nga DOSJA
I varrosur në oborr, gjendet një trup i pajetë në

BRITANI E MADHE- Një trup i vdekur është gjetur në shtëpinë e mesfushorit të Arsenalit Mohamed Elneny  në Egjipt.

Mediat vendase bëjnë me dije se kufoma u zbulua nga babai i futbollistit, i cili njoftoi menjëherë Policinë për të nisur hetimet përkatëse.

Duhet të idetifikohet i ndjeri, trupi i të cilit u gjet në oborr dhe më pas të nisin hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes së tij, nëse kemi të bëjmë me një rast kriminal apo me një aksident.

Shtëpia e futbollistit ndodhet në afërsi të qytetit të Mahalla Al-Kubra dhe është aktualisht në ndërtim e sipër.

Mesfushori Elneny mungon sot në miqësoren e Arsenalit kundër Lyon, dhe thuhet se ka vendosur të largohet nga klubi.

Në tre vjet me gjigantët e Londrës së Veriut, mesfushori me origjinë nga Egjiptit ka bërë 89 paraqitje, duke shënuar vetëm dy gola.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal mohamed elneny   arsenal mohamed elneny  

Sondazh

Poll