Sport

Atletiko e turpëron Realin në miqësore, Bale lumturohet dhe tallet me Zidane

27 Korrik 2019, 11:59 Nga DOSJA
Atletiko e turpëron Realin në miqësore, Bale lumturohet dhe

Reali i Madridit u turpërua në miqësore nga Atletiko Madrid duke humbur 7-3.  Atletiko nuk tregoi aspak mëshirë në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në New Jersey, ku të besuarit e Diego Simeones udhëhoqën 5:0 që në pjesën e parë.

E më shumë se vetë Atletiko për këtë fitore duket se është lumturuar Gareth Bale. Uellsiani zbriti në fushën e lojës kur rezultati ishte 1-6 për ‘Colchoneros’ dhe dukej në humor të mirë.

 

Ai ishte duke qeshur kur Zinedine Zidane po bëhej gati ta aktivizuar në fushën e lojës. Kohët e fundit nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes Zidane dhe Bale. Madje u mendua se edhe largimi i francezit nga stoli i madrilenëve pas fitimit të tre “Champions League”, ishte pikërisht prej marrëdhënieve jo të mira me sulmuesin.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko poshteron realin bale i lumtur me humbjen e realit bale qesh me zidanin gareth bale zinedine zidane atletiko poshteron realin bale i lumtur me humbjen e realit bale qesh me zidanin gareth bale zinedine zidane

Sondazh

Poll