Sport

"Asnjë ndeshje nuk është e lehtë", ndeshja hapëse ndaj Lecces, Inzaghi nuk i zë besë debutuesve

"Le ta fillojmë sezonin e ri kundër një skuadre të sapo promovuar si Lecce, do të jetë një ndeshje stimuluese dhe do të duhet të jemi të përqendruar dhe të vëmendshëm". Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komenton debutimin e zikaltërve në kampionat.

24 Qershor 2022, 17:40 Nga DOSJA

"Asnjë ndeshje nuk është e lehtë", ndeshja

ITALI- "Le ta fillojmë sezonin e ri kundër një skuadre të sapo promovuar si Lecce, do të jetë një ndeshje stimuluese dhe do të duhet të jemi të përqendruar dhe të vëmendshëm". Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komenton debutimin e zikaltërve në kampionat.

"Në kampionatin italian asnjë ndeshje nuk është e lehtë – vazhdoi ai – Do të luajmë çdo tre ditë, do të duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përballemi me të njëjtën vendosmëri dhe dëshirë për të bërë mirë çdo ndeshje".

Inter do të bëjë debutimin në shtëpi në ndeshjen e dytë kundër Spezias. Më pas transferta në Romë kundër Lazios, ndeshje në shtëpi kundër Cremonese-s, dhe në javën e pestën derbi kundër Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

inzaghi inter

Sondazh

Poll