Bota

VIDEO/ Rrëzohet aeroplani në Rusi, raportohen 4 të vdekur

TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar, raportoi se 2 persona u nxorrën nga flakët të vdekur ndërkohë që më vonë raportoi  se numri i të vdekurve është rritur në katër.

24 Qershor 2022, 09:21 Nga j.c
VIDEO/ Rrëzohet aeroplani në Rusi, raportohen 4 të vdekur
Pamje nga aeroplani në Rusi

RUSI- Një aeroplan mallrash ushtarak rus u rrëzua në jug të Moskës të premten, duke vrarë të paktën katër nga 10 persona të cilët ishin në bord. Sipas mediave ruse, zyrtarët kanë deklaruar se aeroplani i mallrave Il-76 u rrëzua në qytetin Ryazan 200 kilometra në juglindje të Moskës.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, thuhet aeroplani ishte rrugës nga qyteti Ural i Orenburgut për në Belgorod në kufirin me Ukrainën. TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar, raportoi se 2 persona u nxorrën nga flakët të vdekur ndërkohë që më vonë raportoi  se numri i të vdekurve është rritur në katër.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se përplasja ndodhi për shkak të një defekti në motorin e areoplanit i cili ka shkaktuar zjarrin. Ai nuk tregoi nëse Il-76 po transportonte ushtarë për t'u vendosur në Ukrainë, ku Rusia i ka hapur luftë prej katër muajsh.

lufta ukrain-rusi rrezohet avioni rus

Sondazh

Poll