Bota

LUFTA/BE miraton Ukrainën për kandidaturën, Trupat ukrainase do të detyrohen të largohen nga Sievierodonetsk

SHBA do të dërgojë 450 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë

24 Qershor 2022, 08:11 Nga d.d
LUFTA/BE miraton Ukrainën për kandidaturën, Trupat ukrainase do
Lufta ukraine-rusi

UKRAINË-Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 121, dhjetra civilë vdesin çdo ditë nga sulmet e trupave ruse.Udhëheqësit evropianë i dhanë Ukrainës statusin e kandidatit dje, një vendim historik që hap derën për anëtarësimin në BE për vendin e shkatërruar nga lufta.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se e ardhmja e Ukrainës është në BE.

Kryetari i Bashkisë së Sievierodonetsk Sergey Haidai, njoftoi se trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor do të “duhet të tërhiqen”.

Ngjarjet më të fundit të luftës

SHBA do të dërgojë 450 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Forcat ruse kapën dy fshatra në Ukrainën lindore dhe po luftojnë për kontrollin e një autostrade kyçe.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se Britania ishte e gatshme të ndihmonte në operacionet e brigjeve jugore të Ukrainës.

Më shumë se 150 vende kulturore në Ukrainë janë shkatërruar pjesërisht ose tërësisht , sipas një raporti të UNESCO-s.

Ukraina po regjistron 200 deri në 300 krime lufte të kryera nga forcat ruse në territorin e saj çdo ditë.

Marinës ruse i është dhënë urdhër të vendosë mina në portet e Odesa-s dhe Ochakiv -it dhe tashmë ka minuar lumin Dnieper.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll