Bota

Zelenskyy: "Fitorja" për Ukrainën është statusi kandidat për anëtarësim në BE

27 vendet njohën zyrtarisht kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në BE

24 Qershor 2022, 07:39 Nga A.B
Zelenskyy: "Fitorja" për Ukrainën është statusi
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelenskyy e përshkroi vendimin e Bashkimit Evropian për t'i dhënë statusin e kandidatit të Ukrainës si një "fitore"  dhe u zotua se nuk do të pushojë derisa Rusia të mposhtet në luftë dhe të sigurohet anëtarësimi i plotë i Ukrainës.

27 vendet njohën zyrtarisht kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në BE, një lëvizje e guximshme gjeopolitike që u përshëndet nga Kievi dhe Brukseli si një "moment historik" .

"Kjo është një fitore," tha Zelensky duke buzëqeshur në një video-mesazh që postoi në Instagram, duke theksuar se Ukraina kishte pritur 30 vjet tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

"Ne mund të mposhtim armikun, të rindërtojmë Ukrainën, të bashkohemi me BE dhe më pas mund të pushojmë," tha ai. "Ose ndoshta nuk do të pushojmë fare - fëmijët tanë mund të infektohen. Por, pa dyshim, ne do të fitojmë!”.

Udhëheqësit evropianë i dhanë zyrtarisht statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë gjatë një takimi të Këshillit Evropian në Bruksel.

zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll