Bota

Guvernatori konfirmon se trupat ukrainase do të tërhiqen nga Severodonetsk

Serhiy Haidai deklaroi se nuk mund të qëndrojnë më pasi në pjesën më të madhe të rajonit janë të vendosur trupat rus.

24 Qershor 2022, 08:51 Nga j.c
Guvernatori konfirmon se trupat ukrainase do të tërhiqen nga
Foto nga lufta në Ukrainë

UKRAINË- Guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai, ka konfirmuar këtë mëngjes se trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Severodonetsk do të duhet të tërhiqen. Serhiy Haidai deklaroi se nuk mund të qëndrojnë më pasi në pjesën më të madhe të rajonit janë të vendosur trupat rus.

"Të qëndrosh në pozicione të copëtuara për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim. Rusët po përparojnë pa u përpjekur të kursejnë municionet apo trupat dhe nuk po u mbarojnë as ato. Ata kanë një avantazh në artilerinë e rëndë dhe numrin e trupave,"-Serhiy Haidai. 

Sipas Aljazeeras, ai nuk konfirmoi se nësetrupat po tërhiqen menjëherë, apo se kohën e sakt kur fo të ndodhë terheqja. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të enjten se disa trupa ukrainase ishin tërhequr nga Lysychansk për të shmangur rrethimin. Nëse Rusia merr Severodonetsk dhe Lysychansk, ajo do të mbajë rajonin e Luhanskut, i cili përbën gjysmën e Donbasit.

serhiy haidai lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll