Bota

Zyrtari ukrainas Oleksiy Gromov: Forcat ruse përpiqen të rrethojnë trupat në Lysychansk

Lysychansk është rrethuar dhe i ndërprerë nga furnizimet pasi Rusia pushtoi një rrugë që lidh qytetin me territoret e kontrolluara nga Ukraina

24 Qershor 2022, 08:46 Nga d.d
Zyrtari ukrainas Oleksiy Gromov: Forcat ruse përpiqen të
Lufta ne Ukraine

UKRAINË-Zyrtar i lartë ukrainas Oleksiy Gromov, ka thënë se beteja për dy qytete kyçe në Ukrainën lindore po shkon drejt “një kulmi të frikshëm” ndërsa forcat ruse përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase që mbrojnë Lysychansk.

“Luftimi po hyn në një lloj kulmi të frikshëm. Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase që mbrojnë Lysychansk," tha Arestovych.

Sipas The Guardian, përpjekjet e Rusisë për të kapur Sievierodonetsk dhe Lysychansk dy qytetet e mbetura nën kontrollin ukrainas në Luhansk, janë shndërruar në një luftë të përgjakshme shkatërrimi, me të dyja palët duke shkaktuar viktima.

Lysychansk është rrethuar dhe i ndërprerë nga furnizimet pasi Rusia pushtoi një rrugë që lidh qytetin me territoret e kontrolluara nga Ukraina.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 121.Ukraina po regjistron 200 deri në 300 krime lufte të kryera nga forcat ruse në territorin e saj çdo ditë.

 

 oleksiy gromov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll