Bota

Dy ditë pas marrëveshjes, sulmohet objekti i shpërndarjes së energjisë në veri të Mitrovicës

Hoti tha se nga sulmi janë dëmtuar disa mjete përreth

24 Qershor 2022, 08:37 Nga A.B
Dy ditë pas marrëveshjes, sulmohet objekti i shpërndarjes së
Mitrovica

KOSOVË- Mbrëmjen e kaluar është hedhur një mjet shpërthyes në objektin e distribucionit të energjisë në veri të Mitrovicës. Express raporton se nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë person të lënduar. 

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti tha se nga sulmi janë dëmtuar disa mjete përreth. Ai gjithashtu shtoi se në fillim u mendua se ishte zjarr mirëpo më pas u zbulua se bëhej fjalë për një sulm. 

Ky sulm vjen pas arritjes së marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia në Bruksel për çështjen e energjisë.  Ato janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit. Pika dy e marrëveshjes thotë se pas shtatë ditëve të marrjes së licencës, Elektrosever do t’i njoftojë KEDS-in dhe KOSTT-in për të dhënat më të reja të konsumatorëve.

sulm ne kosove kosove

Sondazh

Poll