Bota

Vrau gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, foto e viktimës dhe bashkëshortit në Greqi

55-vjeçari pasi goditi me thikë gruan ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: Të vrava nënën.  

24 Qershor 2022, 09:05 Nga A.B
Vrau gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, foto e viktimës dhe
Foto e gruas dhe viktimes

GREQI- Fotoja e 46-vjeçares greke e cila u vra nga bashkëshorti me thikë në Greqi është bërë publike nga mediat greke. Protothema raporton se 55-vjeçari pasi goditi me thikë gruan ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: Të vrava nënën.  

I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte vrarë nënën e tij. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë. 24-vjeçari pa nënë e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.

Autori, goditi me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.

burri vret gruan ne greqi greqi

Sondazh

Poll